Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas viziton sot Shqipërinë.

 

Në Tiranë Kallas do të takohet në orën 8.50 me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj në Presdencë.

 

Më pas, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas do t’i drejtohet Kryeministrisë, ku do të pritet në takim nga kryeministri Edi Rama.

 

Pas takimit mes tyre, në orën 10:10, në sallën COD, në Kryeministri, do të zhvillohet firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII.

 

Pas firmosjes së marrëveshjes, në orën 10.25, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp.

 

Më pas, Kallas do të zhvillojë edhe takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.

 

Kallas gjithashtu do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë e më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të investimeve.

 

Po ashtu ajo do të mbajë një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës.

 

Pjesë e turit të saj të parë ballkanik ishin edhe takime në Malin e Zi, ndërsa pas Shqipërisë, ajo do të udhëtojë drejt Bosnjë-Hercegovinës.atsh