Për dy ditë radhazi, u zhvillua Kampionati Kombëtar i Pingpongut për moshat 15 dhe 19 vjeç në Gjirokastër. Në këtë kampionat morën pjesë edhe përfaqësues nga Elbasani.
Pas dy ditësh gara, mbushur me plot emocione, Eris Kokoneshi dominoi plotësisht kategorinë U19, duke fituar të gjitha takimet dhe duke u shpallur Kampione Kombëtare! Erisi ia doli të triufojë duke i fituar të gjitha ndeshjet, duke u shpallur kështu kampione kombëtare, Medalje Ari U19.
Ndërsa Ana Kokoneshi u rendit e 4-ta në kategorinë U15, duke dëshmuar përkushtim dhe nivel të lartë gare.
Trajnerja Greta Kovaçi, theksoi rëndësinë e zgjerimit të sportit në qytete të tjera: “Është një kënaqësi të marrim pjesë në këtë kampionat në Gjirokastër. Ky aktivitet ka të bëjë me zgjerimin gjeografik të sportit, i cili ka mbetur në kufijtë e minimumit. Jam shumë e surprizuar nga ambienti i Pallatit të Sportit dhe respektoj kontributin e të gjithë sportistëve pjesëmarrës në këtë aktivitet.”
Edlira Xherri Elbasaninews.al