Elbasani vijon të shkëlqejë në sportin e karatesë, duke arritur një tjetër rezultat mbresëlënës në kampionatin e 31-të kombëtar të karatesë. Në total arritën të merrnin plot 24 medalje, prej të cilave 17 Ari, 2 Argjendi dhe 5 Bronxi. Klubi Shumësportësh Elbasani u përfaqësua me 13 sportistë (Të Rritur, Shpresat, të Rinj, Para të Rinj dhe Fëmijë, 5 femra dhe 8 meshkuj) duke konkuruar në të dyja disiplinat; Kata (Demonstrime) dhe Kumite (Ndeshje). Në këtë Kampionat morën pjesë 17 ekipe nga qytete të ndryshme të vendit. Prej vitesh ekipi i Elbasanit në sportin e karatesë është duke korrur rezultate të mira, duke treguar punën dhe seriozitetin që bëhet nga sportistët dhe trajnerët, pa harruar edhe mbështetjen e bashkisë së Elbasanit.