ATSH-AFP/ – Do të vendosen gjoba për qytetarët e pabindur që refuzojnë të mbajnë maska mbrojtëse, të detyrueshme në të gjitha vendet e mbyllura publike në Kebek, njoftoi sot François Legault, kryeministri i kësaj province, më e prekura nga epidemia e koronavirusit në Kanada.
“Masa do të hyjë në fuqi nga e shtuna, ndërsa shuma e gjobave do të njoftohet të premten”, tha Legault.
“Aktualisht, ne nuk mund të pranojmë që disa individë të papërgjegjshëm të vënë të gjithë shoqërinë tonë në Kebek në rrezik, kështu që unë mendoj se është koha për të goditur”, shpjegoi ai, në një konferencë për shtyp.
Vënia e një maske është e detyrueshme që nga 18 korriku në të gjitha vendet publike të mbyllura në Kebek, të tilla si dyqane, restorante, bare, teatro ose transport publik.
Përjashtohen fëmijët nën 12 vjeç dhe personat me probleme shëndetësore./



























