ATSH-DPA/ – Reperi Kanye West raportohet se po përfundon fushatën presidenciale të nisur më 4 korrik.
“Ai është jashtë kësaj fushate”, theksoi këshilltari i tij politik Steve Kramer.
Kramer u thirr për të ndihmuar West-in në votimet e nëntorit.
Performuesi i ”Gold Digger” shpresonte të sfidonte kandidatin demokrat, Joe Biden dhe presidentin aktual Donald Trump, të cilin West dikur e mbështeste me zell.
Kramer deklaroi se ”fillimisht kishte shumë emocione pas kandidimit të West-it, por momenti duket se ka ndalur”.
West ka humbur afatin e fundit për t’u votuar në disa shtete, përfshirë Nevadan.
Sipas raportit, stafi që u regjistrua për të filluar kandidaturën e pamundur të West ishte i zhgënjyer. /os/