4 raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit janë goditur në saj të operacionit Perimetri.

6 persona ranë në pranga pasi u kapën duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm,.

Ndërkohë njëri prej të arrestuarve gjatë ndjekjes, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe shpallet në kërkim 1 bashkëpunëtor tjetër.

Njoftimi

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni, goditen​ 4 raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 6 shtetas, njëri prej të cilëve gjatë ndjekjes, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe shpallet në kërkim 1 bashkëpunëtor tjetër.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore, Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur katër raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• F. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 5, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” dy emigrantë të paligjshëm.

• A. B., 20 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim S. L., 20 vjeç, banues në Krujë, pasi në Unazën e qytetit të Pogradecit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin me mjetin tip “Volvo” tre emigrantë të paligjshëm, ku shtetasi B. D., (drejtues mjeti) nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kap dhe neutralizua.

• F. H., 24 vjeç, banues në Milot, Kurbin dhe E. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë Unazës së qytetit të Pogradecit duke transportuar me mjetin tip “Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm.

• M. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, katër emigrantë të paligjshëm.

Shtetasit e mësipërm po transportonin emigrantët e paligjshëm në drejtim të Tiranës, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel