Gadishulli i Karaburunit vijon të digjet prej ditësh, me flakët që kanë rrafshuar sipërfaqe të mëdha me bimësi.
Edhe pse forcat zjarrfikëse po punojnë prej ditësh për shuarjen e flakëve, situata mbetet alarmante, ndaj pritet që ditën e sotme të ndërhyhet nga ajri për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.
Ndërkohë pas mesnate ka patur një vatër të re zjarri në malin e Tragjasit, por fatmirësosht zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll flakët.
Kujtojmë se prej ditësh vatra të shumta zjarri kanë “pushtuar” vendin tonë, të favorizuara edhe nga terreni i vështirë në disa zona, ku zjarrfikësit e kanë të vështirë të ndërhyjnë.


























