ATSH-DPA/ – Cristiano Ronaldo është cilësuar gjeni për marrjen e penalltisë së diskutueshme të Portugalisë në fitoren 3-2 ndaj Ganës në Kupën e Botës, tha një anëtar i FIFA-s.

37-vjeçari shënoi golin e parë të Portugalisë nga pika e 11-metërshit për t’u bërë lojtari i parë që shënon në pesë turne të veçantë të Kupës së Botës, megjithëse vendimi për të dhënë penalltinë e tërboi Ganën.

Megjithatë, një anëtar i FIFA-s ka sugjeruar se dhënia e penalltisë ishte për shkak të veprimit të Ronaldos.

Në një konferencë në Doha, anëtari i grupit të studimit teknik të FIFA-s (TSG), Sunday Oliseh, deklaroi se sulmuesit po “bëheshin më të zgjuar” dhe beson se ishte inteligjenca e Ronaldos që çoi në dhënien e penalltisë.

”Penaltia e Ronaldos, njerëzit mund të thonë çfarë të duan për të, por zgjuarsia për të pritur atë sekondë, për të prekur topin, për të vazhduar dhe më pas për të marrë kontaktin. Kjo është gjeniale”, tha ai.

“VAR është gjithashtu një arsye kryesore pse po ndodh kjo. Gjyqtarët mund ta shikojnë atë tre ose katër herë”, theksoi ai./ a.jor.