Vllaznia përforcohet në këto ditë të merkatos së transferimeve të janarit. Klubi shkodran ka siguruar shërbimin e sulmuesit Kevin Dodaj nga CSKA e Sofjes dhe bëhet fjalë për një rikthim të sulmuesit te Vllaznia ku sezonin e kaluar ai ka qenë fgjithnjë titullar

Mësohet se Vllaznia dhe klubi bullgar kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Dodajt, pjese edhe e Kombëtares U21, në Shkodër me formulën e huazimit deri në fund të sezonit. paraqitjet e mira të bëra me Vllazninë, i dhanë mundësinë Dodajt të transferohet te skuadra e njohur bullgare, por gjërat atje nuk shkuan sic pritej me sulmuesin që nuk kishte shumë hapësirë dhe kështu që vendosi të kthehet te Vllaznia të paktën për disa muaj.

Kthimi i Dodajt te Vllaznia përbën një armë më shumë për trajnerin Edi Martini edhe për faktin se ai e njeh shumë mirë ambientin te skuadra shkodrane dhe nuk do të ketë nevojë për kohë që të përshtatet.

Top Channel