Ylli amerikan i muzikës kauntri dhe njëherazi fitues i tre çmimeve Grammy, Brad Paisley ka performuar në qendër të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Artisti ndodhet në Ukrainë në vizitën e tij të parë ndonjëherë në vend, si ambasador i platformës United24 të donacioneve të Volodymyr Zelenskyt.
Ditën e djeshme, Zelensky tha se ishte “i mahnitur nga qëndrueshmëria e jetës dhe natyra e bukur e mënyrës se si ky qytet po përpiqet të lulëzojë në mes të konfliktit”.
Top Channel



























