Një qytetar humbi jetën këtë paradite në Gjykatën e Tiranës.

 

 

Mësohet se viktima po qëndronte ulur në stol, në momentin kur pësoi atak.

 

Gazetarja Anila Hoxha mëson nga dëshmitarët në vendngjarja se qytetari i moshuar u paraqit në ambientet e gjykatës për të pyetur për datën e gjyqit.

 

 

“Erdhi të pyeste për orën e gjyqit, por nuk ndihej mirë dhe u ul në stol“, rrëfeu një qytetar.

 

Top Channel