Seanca gjyqësore për ekstradimin e Svetlana Timofevas është shtyrë sërish këtë të premte.
Timofeva ka kërkuar qe kërkesa e prokurorisë të jetë në gjuhën ruse. Seanca e radhës për ekstradimin do të mbahet në 17 mars.
Në fund gushtin e vitit të shkuar Svetlana Valerevna Timoveva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov tentuan të hynë në ish uzinën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës tek rojet ushtarake të objektit.
Pas arrestimit dhe ngritjes së akuzave për spiunazh atyre u është caktuar masa e arrestit me burg masë e lënë në fuqi edhe nga apeli Durrësit. Hetimet për aktivitetin e tyre janë shtyrë nga prokuroria e Elbasanit.
Top Channel



























