ATSH/ Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare publikoi sot përditësimin e informacionit mbi prurjet natyrore dhe prodhimin e energjisë elektrike në kaskadën e lumit Drin.

Sipas KESH-it, prurjet natyrore në kaskadë, në total janë në nivelin 605 m3/s.

Prurjet natyrore në HEC Fierzë 405 m3/s, HEC Koman 180 m3/s dhe HEC Vau i Dejës 20 m3/s.
KESH njofton se, niveli në liqenin e HEC-it të Fierzës është 267.46 mmnd, në HEC-in e Komanit 173.38 mmnd dhe në HEC-in e Vaut të Dejës 74.71 mmnd.
“Prodhimi ditor në të tre HEC-et është 9663 MWh (ditor). Rezerva energjetike është
437.98 GWh”, njoftoi KESH. /j.p/0