/ATSH/ Një delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, me Gunn-Marit Helgesen, Norvegji (R, EPP/CCE) si raportuese dhe përfaqësuese e Kongresit në Këshillin e Komisionit të Venecias për Zgjedhjet Demokratike, do të kryejnë një mision vëzhgimi në distancë të zgjedhjeve më 24 dhe 25 shkurt përpara zgjedhjeve të pjesshme vendore të planifikuara për në 6 mars 2022 në Shqipëri.
Delegacioni do të zhvillojë takime online me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë, me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe me delegacionin shqiptar në Kongres dhe shoqatat e pushtetit vendor.
Gjithashtu janë planifikuar video përmbledhëse me OJQ vendase, media dhe me përfaqësues të subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e 6 marsit.
Delegacioni i Kongresit do të përbëhet nga:
Znj. Gunn-Marit Helgesen, Norvegji (R, EPP/CCE), Raportuese
Z. Stewart Dickson, Mbretëria e Bashkuar, (R, ILDG)
Z. Vladimir Prebilic, Slloveni (L, SOC/V/PD)
Znj. Randi Mondorf, Danimarkë (R, ILDG)
Dr Pavel Pseja, Anëtar i Grupit të Kongresit të Ekspertëve të Pavarur për Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale
/j.p/

























