Dhjetëra mijëra trupa ruse po përgatiten për të përparuar në qytetet Krivij Rih dhe Mykolaiv në Ukrainën jugore, tha këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, derisa Moska goditi rajonin e Dnipropetrovskit me raketa dhe SHBA-të njoftuan për ndihmë të re ushtarake për Kievin.

Arestovych tha se forcat sulmuese ruse numëronin rreth 22.000 ushtarë dhe se një kontigjent “mjaft i madh” ukrainas po qëndronte në pritë.

Kreu i administratës ushtarake të rajonit Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko, raportoi se trupat ruse qëlluan me raketahedhës dhe artileri në rrethet e qyteteve Sinelnykivski dhe Krivoriki të këtij rajoni.

“Armiku goditi Sinelnykivski me një raketë kundërajrore. Në Pokrovska sulmi shkatërroi banesa dhe dëmtoi makina”, shkroi ai në Telegram.

Mëngjesin e 2 gushtit shpërthime të fuqishme sërish synuan qytetin-port pranë Detit të Zi, Mikolajivin, dhe një person u plagos, tha kryebashkiaku i qytetit Oleksandr Sienkovych.

Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha se 5.327 civilë janë vrarë dhe 7.257 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Serkretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Rusia po përdorte termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhya si një “mburojë bërthamore” duke vendosur trupa atje dhe kështu duke parandaluar forcat ukrainase të kthenin zjarrin do të mundt të rrezikonin një aksident të tmerrshëm bërthamor.

Blinken tha se Uashingtoni ishte “thellësisht i shqetësuar” që uzina e Zaporizhzhya, ndaj të cilës Rusia u akuzua për gjuajtje me predha në mënyrë të rrezikshme në mars, ishte tani një bazë ushtarake ruse e përdorur për të qëlluar mbi forcat ukrainase aty pranë./REL

 

Top Channel