Kina prodhon vaksinën e parë kundër Covid-19. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se autoritetet rregullatore kanë aprovuar përdorimin e vaksinë pasi sipas tyre ajo është 79.34% efektive.
Vaksina kineze është prodhuar nga gjigandi farmaceutik shtetëror Sinopharm.
Instituti i Produkteve Biologjike të Pekinit Co., një degë e Sinopharm, tha në një deklaratë të botuar të Mërkurën se rezultatet e përkohshme tregojnë se vaksina Sinopharm është e sigurt dhe njerëzit që morën dy doza prodhuan antitrupa të nivelit të lartë.
Por deklarata nuk dha detaje mbi të dhënat, të tilla si numri i të testuarve, numri i infeksioneve në provë dhe efektet anësore.
Vaksina Sinopharm është më pak e efektshme se ato të zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna, të cilat kanë një normë efikasiteti prej rreth 95%. Rusia thotë se vaksina e saj Sputnik V është 91% efektive.



























