Në kuadër të aktiviteteve të muajit gusht të organizuara nga Bashkia Elbasan, pasditja e së dielës solli një tjetër ngjarje të bukur për familjet dhe fëmijët e qytetit.
Parku “Rinia” u kthye në një kinema të hapur, ku vogëlushët shijuan një film vizatimor mes natyrës dhe shoqërisë së bashkëmoshatarëve të tyre. Iniciativa e kinemasë verore është pjesë e nismës *#PasditetnëElbasan*, që synon të sjellë aktivitete kulturore, edukative dhe argëtuese për të gjitha grupmoshat gjatë muajve të verës.
Bashkia Elbasan vijon të mbështesë format kreative të argëtimit publik, duke krijuar hapësira ku qytetarët të ndihen të përfshirë dhe të lidhur me jetën kulturore të qytetit.