Një 38-vjeçar ka rënë në pranga nga policia në Kurbin, pasi ka rezultuar autor i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush.

 

 

Po ashtu, dyshohet se shtetasi S.Gj., ka kryer edhe disa vjedhje në fshatra të tjera.

 

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës.

 

 

Por gjatë këqyrjes së celularit të këtij, policia zbuloi se 38 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale e një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij).

 

Policia thotë se vijon puna për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprave të tjera penale, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, të cilët mund të kenë ndihmuar në realizimin e vjedhjeve.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

 

Top Channel