Kjo është ura më e gjatë në botë për këmbësorët
Nga Oliver Serani – 10/05/2022
KIEV, 10 maj /ATSH-AA/ – Një urë këmbësorësh e varur me gjatësi rekord ndodhet në verilindje të Çekisë.
”Skybridge 721” është ura e varur më e gjatë në botë për këmbësorët.
Ajo është 721 metra e gjatë dhe ndodhet në një lartësi prej 95 metrash midis dy kreshtave malore, Orao dhe Jesenice.
Ndodhet pranë resortit ”Dolni Morava”, rreth 200 kilometra nga Praga, afër kufirit me Poloninë./ /os/



























