Përcaktimi i tavaneve vjetore buxhetore po kufizon kryerjen e analizave laboratorike për secilin spital, të sanksionuar në kontratën koncesionare të laboratorëve, duke rrezikuar ofrimin e analizave laboratorike, në masën e duhur, sipas nevojave spitalore dhe duke sjellë për pasojë drejtimin e pacientëve në marrjen e këtij shërbimi tek subjektet private, me kosto për qytetarët, si dhe përkeqësim të shëndetit nga moskryerja në kohë e analizave përkatëse”, evidentoi Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditin që ushtroi në Fondin e Sigurimit të detyrueshëm Shëndetësor për vitin 2022

 

Nga auditimi i Kontratës koncesionare/PPP “Shërbimi laboratorik” ofrimi i këtij shërbimi është i kufizuar, nga kushtet e kontratës pika 22.4 “Tavanet e buxhetit”.

 

“Tavanet e buxhetit”, sipas të cilit koncesionari nuk mund të tejkalojë fondin e miratuar për spitalet në zërin “Laboratorët”, për rrjedhojë rastet shtesë duhet të transferohen në një listë pritje me përparësi, duke filluar nga periudha tjetër buxhetore e spitalit referues.

 

Nga auditimi është evidentuar se 11 nga 19 spitale (QSU, SU “Shefqet Ndroqi”, SU “Trauma”, spitalet Elbasan, Fier, Korçë, Sarandë etj.) kanë një nivel të realizimit të shërbimit laboratorik në masën 97-100 %, kundrejt planit.

 

Në këto spitale ofrimi i shërbimit laboratorik ka pasur kufizim respektimin e tavaneve buxhetore dhe ka rrezikuar të bëhet pengesë për ofrimin e analizave laboratorike, në masën e duhur, sipas nevojave spitalore, duke sjellë për pasojë drejtimin e pacientëve drejtë laboratorëve privatë, me kosto për qytetarët, si dhe përkeqësim të shëndetit nga moskryerja në kohë e analizave përkatëse.

 

Ofrimi i këtij shërbimi sipas kërkesës, është i kufizuar, nga kushtet e kontratës ku cilësohet se, “Në çdo periudhë të caktuar buxhetore, koncesionari do të njoftojë drejtorin e spitalit referues, duke vënë në dijeni dhe përfaqësuesin e FSDKSH, brenda dy ditëve kur tarifat e shërbimeve të pagueshme për numrin e përgjithshëm të analizave të kryera nga koncesionari për çdo spital referues tejkalojnë 50%; 75% dhe 100%, përkatësisht të tavanit buxhetor të zbatueshëm për atë spital”.

 

Kur në një periudhë të vetme buxhetore, tarifat e shërbimit të pagueshme për numrin e përgjithshëm të analizave të kryera nga kocesionari, për çdo spital referues, arrijnë 75 % të tavanit të buxhetit dhe koncesionari e ka njoftuar drejtorin e spitali referues në përputhje me kontratën. Drejtori i spitalit referues brenda 3 ditëve, informon me shkrim koncesionarin duke vënë dijeni autoritetin dhe FSDKSH në lidhje me vendimin e tij për të.

 

Monitor