Izmir Bahiti dhe Nertil Dalipi ranë në pranga mbrëmjen e djeshme në rrugën “Mikel Maruli” në Tiranë, pasi policia u sekuestroi mbi 2 kilogramë kokainë.

 

 

Më poshtë janë dy fotot e tyre, ndërsa janë zbuluar detaje të reja nga arrestimi.

 

Burime për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat thanë se Izmir Bahiti dhe Nertil Dalipi ishin në rolin e furnizuesit dhe drogën do t’ia dorëzonin një personi në rrugën “Mikel Maruli” i cili do ta shpërndante në doza më të vogla.tch