Kuqezinjtë e drejtuar nga Ardi Behari nisin grumbullimin sot në Shqipëri, përpara se të udhëtojnë drejt Italisë dhe do ta përmbyllin më 12 gusht, datë kur edhe do të zhvillohet miqësorja.
Tekniku Behari ka bërë publike listën me 20 lojtarët e ftuar për këtë ndeshje, ku pjesa më e madhe e të grumbulluarëve janë pjesë e kampionatit shqiptar, por edhe futbollistë që luajnë në Europë.
Ardi Behari ka bërë disa seleksionime përgjatë këtij viti, si dhe ka qenë pjesë e seleksionimeve dhe grumbullimeve që trajnerët e tjerë të ekipeve zinxhir të moshave kanë zhvilluar, duke vëzhguar nga afër elementët që mund t’i shërbejnë në të ardhmen Kombëtares së madhe.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Simon Simoni (Shënkolli), Ortelio Biba (Internacional)
Mbrojtës: Alesio Stafa (Pepa), Greg Sota (Internacional), Mateo Cipi (Flamurtari), Khalil Thaleb (Internacional), Xhuliano Kaceli (Shënkolli), Bilario Azizi (Torino), Adrian Prendi (Shënkolli), Jurgen Tahiri (Cagliari
Mesfushorë: Gjergji Kote (Internacional), Dario Daka (Leçe), Enea Topi (Apolonia), Ëilliam Cungu (Vllaznia), Boid Nako (Football Republic)
Sulmues: Mattia Cupani (Campodarcego), Arseld Halilaj (Akademia Futbollit), Ardit Lika (Livorno), Dijar Nikqi (Akademia Futbollit), Endri Celaj (Verona).