Komuniteti i sportit elbasanas në zi .Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare ,Ferdinand Shkalla , një nga sulmuesit më të mirë dhe më inteligjentë të Elbasanit.

Shkalla e nisi futbollin në vitin 1953 por kulmi i karrierës së tij me ekipin e Labinotit ishte në vitin 1964-1970 kur luante së bashku me futbollistët më të shquar elbasanas si Enver Ibërshimi, Frederik Jorgaqi, Bashkim Rudi, Xhevahir Taushani , Fadil Kovaçi, Hyqmet Kratin dhe plot të rinj të talentuar që shkëlqenin në fushën e futbollit .Shkalla u aktivizua në rolin e sulmuesit të avancuar në qendër dhe mbante fanellën me numër 9 te Labinoti.Ai që në moshën 18 vjeç u aktivizua me ekipin e parë të të Labinotit dhe ishte një nga sulmuesit më të mirë të këtij ekipi.

Ferdinand Shkalla është cilësuar si futbollisti më inteligjent elbasanas dhe kohë më parë u cilësua një nga 10 futbollistët më të mirë të Elbasanit me rastin e 100- vjetorit të ekipit të futbollit elbasanas.

Elbasaninews.al  shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes dhe komunitetit te futbollit