Në morinë e aktiviteve artistike organizuar në Elbasan për Ditën e Verës ishte edhe projekti i parë artistik i Ardit Sericës, koncert nen titullin “Kënget e qytetit tim” me të ftuar të veçantë jo vetëm për Elbasanin, por për të gjithë vendin.

Vikena Kamenica, Kastriot Tusha, Xhieldo Hyseni, Vëllezerit Zena, Englantina Toska, Dritan Mustafaraj dhe udheheqësi artistik Ardit Serica dhuruan një mbremje për t’u mbajtur mend gjatë me këngë të vjetra popullore qytetare elbasanase, por te sjellura ne nje stil te ri bashkekohor e modern. Ardit Serica, veç emocioneve për organizimin theksoi se gjithcka shkoi në mënyrë perfekte.

Sopot Serica dhe Klement Marku tregojnë përkushtimin e Arditit për këtë koncert, ndërsa vlerësuan ne detaje të gjithë organizimin.

Koncerti u organizua nen kujdesin e vecante te kryetarit të bashkisë, Gledian Llatja, i cili jo vetëm e vlerëson artin, por i përkrah artistet ne çdo iniciative.

Vërtet ishte projekti i parë i Udheheqësit Artistik Artit Serica, por me këtë realizim kaq të detajuar, të tjera projekte te sukseshme pritet te realizohen, kjo edhe për faktin se publiku elbasanas, e do artin dhe e vlerësoin atë duke mbushur sallën e teatrit.

Edlira XHERRI