“Imagjinoni një botë pa uri, ku të gjithë, pavarësisht nga gjinia, mosha apo të ardhurat, kanë qasje në një dietë ushqyese dhe të shëndetshme. Le ta bëjmë këtë vizion një realitet! Ushqimi që zgjedhim dhe mënyra se si e konsumojmë atë ndikon në shëndetin tonë dhe në planet, duke na bërë të gjithëve pjesë të sistemit ushqimor.
Realizoni një fotografi që tregon shembuj të mirë apo jo të mirë se si prodhohet, korret, përpunohet, transportohet dhe konsumohet ushqimi dhe paraqiteni atë në Konkursin e fotografisë me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit nga FAO për Evropën dhe Azinë Qendrore”, thuhet në njoftimin për shtyp të FAO-s.
Sipas organizatorëve, fotografitë duhet të ilustrojnë një nga katër më të mirat: prodhim më të mirë; ushqim më të mirë; mjedis më të mirë; jetë më të mirë në zonat rurale.
Afati i fundit për dorëzim është 24 tetor 2021.
Katër fitues, një për secilën kategori ‘katër më të mirat’, do të zgjidhen nga një juri dhe do të shpallen në Nëntor. Fituesit do të promovohen nga zyrat e FAO-s në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore dhe do të marrin një çantë dhuratë surprizë dhe një certifikatë njohjeje. /j.p/



























