ATSH/ Konsumatorët rritën besimin në përmirësimin e ekonomisë së vendit, në muajin nëntor të këtij viti.
Banka e Shqipërisë publikoi “Vrojtimin e Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit për muajin nëntor 2021”, sipas të cilit, treguesi i besimit konsumator u rrit me 0.8 pikë përqindje.
Sipas BSH-së, optimizimi i konsumatorëve reflekton kryesisht pritjet e tyre më pozitive për gjendjen e përgjithshme ekonomike dhe situatën e tyre financiarë në të ardhmen.
Ekspertët vlerësojnë se, kredia konsumatore po i rikthehet ritmeve të rritjes si në kohën para pandemisë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e konsumit në ekonomi dhe rritjen e optimizmit të konsumatorit në ringritjen ekonomike.
Por, ndërkohë, vlerësimi i konsumatorëve për blerjet në shuma të mëdha, si dhe pritjet për blerjen e tyre në të ardhmen shënoi rënie për nëntorin.

























