Një raport i vitit 2017 për konsumin vjetor të frutave për frymë, e nxjerr Shqipërinë si vendin me indeksin më të lartë, më shumë se të gjithë shtete e tjera.

Sipas këtij raporti që mund ta shikoni dhe në hartën e mëposhtme, një person në Shqipëri konsumon 171 kg fruta në vit. Kjo hartë është shpërndarë dhe nga studiuesi gjerman Simon Kuestenmacher.

I habitur ai shkruan “Çfarë po ndodh”, pasi gjermanët konsumojnë vetëm 68 kg fruta në vit për person.