Në podcastin “Flasim”, kryeministri Rama foli për pensionet ku ritheksoi se qeveria ka një plan rritjeje domethënësi për këtë kategori.
Rama tha se ka marrë vendimin duke hapur një ‘korsi të re’ për pensionet, duke i dhënë vëmendjen e duhur.
“Nga 2013 deri më sot kemi nxjerrë nga e zeza dhe kemi formalizuar 300 mijë dhe është shumë domethënëse por ka shumë për të bërë, dhe duam të shtyjmë fort këtë moment se kemi marrë vendimin që të hapin një korsi të re për pensionet, të fillojmë me një qasje më agresive për ti dhënë më shumë pensionistëve duke filluar nga bonusi i fundvitit, kemi një plan për një rritje më domethënëse se sa ka qenë rritja nga indeksimi.
Pavarësisht se pensionet janë shumë të vogla, krahasim me rritjen e përgjithshme ekonomike, por rritja ka qenë domethënëse edhe e pensioneve në raport me ku ishim, por është e papërfillshme në raport me çfarë ka ndodhur me të tjerëve, me pagat.
Kjo është gjëja që do të bëjmë, por të gjithë duhet të japim kontribut. Pensionet i merr sot në fund të muajit nga pagat e atyre që janë të punësuar në funt të muajit tjetër ua jep atyre që i marrin në shtëpi për pension.
Nuk është se shteti ka një arkë atje dhe s’kam problem hajde se i paguan shteti, por shteti nga i nxjerr pensionet. Besoj shumë që do të ecim sepse ka njëlloj sensibilizimi. Formalizimi i pagave, nëse do që t’i fshehësh pagat ke 1 mijë mënyra dhe nuk është e lehtë për administratën që të zbulojë. Por me atë që po bëjmë me fiskalizimin, me inteligjencën artificiale në fiskalizim do e kemi më të lehtë, Nuk duam të rëndojmë biznesin me kontrolle e goditje, ku nganjëherë më shumë sjell dëm.
Top Channel