ATSH/ Kryeministri Albin Kurti i ka dorëzuar Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kurti në Pragë, fillimisht zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.

Më pas Kurti është pritur nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Dje u bë hapi zyrtari Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, me nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE.

Krerët e shtetit e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian