Të enjten ka nisur punën dega e Postës së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Një grup i subjektit politik Demokracia Serbe e kundërshtuan hapjen, duke e përcjellë gjithë procesin me fishkëllima.  Në hapjen e degës së Postës së Kosovës në veri të Mitrovicës morën pjesë edhe dy ministra.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të marrin shërbime.

Ndërkohë që ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se ekzekutivi do të vazhdojë me aktivitete të tilla për të ua lehtësuar jetën qytetarëve.

Hapja e degës së Postës së Kosovës vjen pas mbylljes së nëntë degëve ilegale të Postës së Serbisë të cilat vepronin brenda territorit të Kosovës pa licencë.

Top Channel