Kosvoa është sot në Ditë zie Kombëtare për shkak të aksidentit tragjik në Kroaci, ku deri tani janë raportuar si të vdekur 10 shqiptarë. Presidentja Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës, ka shpallur 26 korrikun ditë zie kombëtare në nderim të qytetarëve që humbën jetën.
Ajo ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe sot do të udhëtojë për në Kosovë, thuhet në komunikatën për media.
Nga aksidenti i shkaktuar në orët e hershme të ditës së djeshme kanë vdekur 10 persona, ndërsa 45 të tjerë janë lënduar, 8 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Autobusi me targa nga Kosova ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë mirëpo është aksidentuar në Kroaci.
Kryeministri Albin Kurti, ka shkuar në Kroaci për të vizituar bashkatdhetarët e lënduar të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.

























