ATSH/ 85 mijë e 334 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar që nga 13 marsi i 2020-ës kur edhe u paraqiten raste e para të infektuar me këtë virus në Kosovë.
Shkak i infektimit me koronavirus kanë vdekur 1 mijë e 813 qytetarë.
Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht janë 12 mijë e 934 raste aktive me COVID-19.
Rritja e numrit të vdekjeve dhe rasteve pozitive po vie si neglizhencë e mosrespektimit të masave antiCOVID-19. Kështu thuhet në raportin e fundit të lëshuar nga IKShPK.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.133 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 836 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 85.334 raste nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.813 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 700 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 70.587 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.934”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së. /KosovaPress/

























