Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis rinumërimin e votave për katër qarqe, Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin.

Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit. Procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).

Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.

I gjithë procesi realizohet në Pallatin e Sportit Farie Hoti në Tiranë dhe transmetohet live në rrjetet sociale të KQZ. Po ashtu do të hapen edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit.

Të parat që do hapen janë 94 kutitë e Gramshit dhe Peqinit (qarku Elbasan) ku nuk do kemi rinumërim por verifikim të materialeve zgjedhore pasi PD pretendon se ka ndodhur fenomeni i trenit Bullgar.

Top Channel