ATSH/ Kreditimi i biznesit të madh nga sektori bankar vijon të jetë në rritje të qëndrueshme këtë vit.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia për korporatat ose biznesin e madh arriti vlerën e pothuajse 201 miliardë lekëve.

Sipas BSH-së, kredia për biznesin e madh nuk është frenuar nga pandemia, por ka qenë ndër segmentet që ka dhënë kontributin kryesor në zgjerimin e portofolit të huasë për ekonominë.

Me bazë vjetore, portofoli i kredisë është rritur me pothuajse 9%, ndërsa portofoli ka arritur nivelin më të lartë që prej nëntorit të vitit 2016.