Një tjetër arritje e rëndësishme për fëmijët e talentuar të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Elbasan! Shfaqja teatrore “Vepra e Van Gogh” u vlerësua me tre çmime prestigjioze në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit për Fëmijë, i zhvilluar në qytetin e Beratit.

 

Krijimtaria dhe përkushtimi i trupës elbasanase u shpërblyen me:

 

Çmimin e dytë për shfaqjen më të mirë,

 

Çmimin për regjinë më të mirë, që shkoi për regjisorën Elona Mamo,

 

Çmimin për realizimin më të mirë artistik, për pjesën “3 madamat franceze”.

 

 

Ky vlerësim tregon nivelin e lartë artistik që Qendra Kulturore e Fëmijëve në Elbasan arrin në edukimin e brezit të ri me vlera kulturore, art dhe estetikë.

 

Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Bashkisë së Elbasanit, ku nën drejtimin e kryetarit Gledian Llatja, kultura dhe arti zënë një vend të rëndësishëm në prioritetet e zhvillimit të qytetit. Përkushtimi i tij ndaj fëmijëve dhe hapësirave krijuese për ta po jep fryte të prekshme në skenat kombëtare.

 

Elbasani ka arsye të jetë krenar për këtë brez të artë që jo vetëm përfaqëson denjësisht qytetin, por edhe i sjell atij emocione dhe vlerësim në nivel kombëtar.

Edlira Xherri