Qeveria po zbaton për të tretin vit radhazi skemën mbështetëse të naftës pa taksa për bujqësinë, me një buxhet prej 1.4 miliardë lekë, duke lehtësuar buxhetet e fermerëve në punët e bujqësisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural, Frida Krifca tha se, në Skemën kombëtare të vitit 2023, Masa 9 adreson mbështetje me naftë të fermerëve për kryerjen e punimeve të mekanizuara.

Krifca informoi se aplikimet mund të kryhen online përmes portalit e-Albania në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… apo pranë Agropikave dhe zyrave të bujqësisë

Në kuadër të Skemës së mbështetjes 2022 me naftë për bujqësinë, rreth 34 mijë fermerë përfituan naftë pa taksa, për punët e kryera në fermë.

Skema e naftës pa taksa për fermerin ka lehtësuar kostot e prodhimit, teksa synon mbështetjen e prodhimit vendas dhe të eksporteve bujqësore.

Ekspertët e vlerësojnë skemën e naftës si mbështetjen më të madhe që i është dhënë ndonjëherë fermerëve nëpërmjet skemës kombëtare.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thekson se ka në fokus zgjerimin e mekanizimit në bujqësi dhe implementimin e teknologjive bashkëkohore në prodhim, si faktorë të rëndësishëm në rritjen e prodhimit me standarde të larta.

Krahas programeve mbështetëse për investime në mekanizim, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural do të vazhdojë mbështetjen e fermerëve me naftë pa taksa, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.atsh