Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkozë mëngjesin e sotëm ku dy persona kanë mbetur pa jetë.
Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për Top Channel, se një person i identifikuar si Roland Sinani 43 vjeç ka vrarë kunatën Migena Sinani në dhomën e saj të gjumit.
ADVERTISING
Ajo kishte dy fëmijë dhe ato momente njërin prej fëmijëve e ka pasur në shtrat. Pasi kreu krimin e rëndë, 43-vjeçari i cili merrte mjekime për shëndetin mendor, ka vrarë veten,
Në momentin e ngjarjes vëllai nuk ka qenë në banesën ku ka ndodhur krimi, pasi punonte taksist.
Policia gjatë kërkimeve ka gjetur një armë në banesën ku ka ndodhur ngjarja, që dyshohet se është arma e përdorur gjatë krimit.
Nuk dihen ende motivet e këtij krimi të rëndë, ndërsa policia po punon zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Top Channel



























