Një krim makabër ka tronditur ishullin Zakinthos.
Sipas burimeve policore gjatë një sherri në familje,një shtetas shqiptar 51 vjeç goditi me grushte dhe në vazhdim me thikë bashkëshorten e tij,edhe kjo shtetase Shqiptare.
Viktima u dërgua në spital,por mjekët thanë se nuk mundën ta shpëtojnë pasi kishte marrë plagë të rënda në gjoks dhe bark.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes,por sipas policisë çifti kishte probleme kohët e fundit.
Ata janë prindët të tre fëmijëve.
Policia ka nisur një operacion për gjetjen dhe arrestimin e autorit,ndërsa ka marrë në mbrojtje fëmijët e familjes të cilët po trajtohen prej psikologëve.
Viktima 41 vjeç e kishte denoncuar autorin dy herë më parë dhunë në familje, madje herën e dytë ai ishte liruar me urdhër të prokurorit, por me kusht të mos i afrohej viktimës më shumë se 100 metra.
Top Channel


























