Kjo anije ekspeditash është e njohur për udhëtimet e saj kërkimore dhe aventurat në destinacionet më të veçanta të globit, ku udhëtarët zbulojnë historinë, natyrën dhe kulturat përmes syrit të studiuesve dhe ekspertëve.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se rikthimi i saj brenda të njëjtit sezon tregon rritjen e interesit për Shqipërinë si një destinacion i rrallë në Mesdhe.
Falë bashkëpunimit mes Autoritetit Portual Durrës dhe partnerëve turistikë, vizitorët po shijojnë një përvojë të pasur me zbulime kulturore dhe natyrore, në qytet dhe përtej tij.
“Durrësi është porta e parë e Shqipërisë drejt botës dhe aventurave studimore”, tha APD.
Anija është e gjatë 102 metra dhe e gjerë 14 metra, me 50 dhoma dhe një ekuipazh prej 70 marinarësh.






























