Kryebashkiaku i Librazhdit Mariglen Disha në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka deklaruar se prioritet i tij është zhvillimi i zonave rurale. Ai shpreson që brenda 2024-ës të ndërtojë tre rrugë të reja.

 

“Prioriteti im është që të zhvilloj të gjitha zonat rurale. Shpresoj që brenda këtij viti të ndërtoj 3 rrugë të reja.

 

I bëj thirrje banorëve që kanë lënë shtëpitë e tyre, që të rikthehen dhe të investojnë, pasi do kenë lehtësim të procedurave nga bashkia”, tha Disha.

 

Ndalur te fitorja e tij në zgjedhjet lokale, Disha u shpreh se rezultati prej 74.45% tregoi se rezultoi kandidati më i mirë në Shqipëri. Disha deklaroi se mision i tij në këtë mandat, është transformimi i qytetit.

 

“U riktheva pas 25 vitesh në Librazhd. Unë mora një rezultat prej 74.45 % në zgjedhje dhe dola si kandidati më i mirë në Shqipëri, kështu që i bie që më kanë pritur shumë mirë”, shtoi ai, teksa u bëri thirrje qytetarëve të larguar, që të rikthehen në Librazhd dhe të investojnë për qytetin e tyre.

 

“I bëj thirrje banorëve që kanë lënë shtëpitë e tyre, që të rikthehen dhe të investojnë, pasi do kenë lehtësim të procedurave nga bashkia”, përfundoi Disha.

 

/rtsh.al/