Vazhdojnë takimet me organizatat socialiste cdo ditë, për riorganizimin në cdo strukturë socialiste. Këtë të premte Kryetari i Bashkis Andis Salla, bashkë me Kryetarin e partisë Tomorr Zaimaj dhe Kryetarin e Këshillit Bashkiak Jetmir Laroshi, është ndalur në vendëlindjen e tij Shtërmen, të njësisë administrative Gostimë.
Në mbledhjen me kryetarët e organizatave dhe anëtarët, kryebashkiaku Salla, përveç riorganizimin në parti sipas direktivave të kongresit te fundit, numri njē i Bashkis Cërrik ka folur dhe për investimet e shumta që do të bëjë këtë katër vjeçar në të gjithë Bashkinë e madhe të Cërrikut, duke filluar shumë shpejtë këtë vit.
Pas mbështetjes së vazhdueshme dhe të madhe që ka marrë nga qeveria dhe nga Kryeministri Rama, investimet do të vazhdojnë në disa fusha të ndryshme, si në energjitikë, ujësjells kanalizime, bujqësi, infrastrukturë etj. Duke i qëndruar pranë cdo banori në çdo zonë të bashkis, Andis Salla do ti bëjë realitet premtimet që ka dhënë. Të pranishmit në këtë takim, por dhe në takimet e tjera e kanë falenderuar kryetarin e bashkis për punët e mira që ka bërë.




























