Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja mori pjesë në Samitin e 5-të Global i Rrjetit të Strong Cities Network.
Në këtë samit bashkë me kreun e bashkisë se Elbasanit merrnin pjesë mbi 140 liderë lokalë, përfaqësues të qeverive dhe organizatave të shoqërisë civile nga 90+ qytete dhe 40+ vende diskutojnë zgjidhje inovative për të adresuar urrejtjen, polarizimin dhe sfidat lokale të krizave globale.
Z.Llatja në një postim në rrjetet sociale thekson se ky shkëmbim eksperiencash, është frymëzues dhe nxit bashkëpunimin për komunitete më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
140 liderë lokalë, përfaqësues të qeverive dhe organizatave të shoqërisë civile gjatë Samitin e 5-të Global i Rrjetit të Strong Cities Network, vunë theksin ne fjalën e tyre tek bashkepunimet mes tyre dhe shoqërisë civile, për të pas atë që konsiderohet komunitet i qëndrushem dhe gjithpërfshirës.
Postimi;” Samiti i 5-të Global i Rrjetit të @Strong Cities Network, ku mbi 140 liderë lokalë, përfaqësues të qeverive dhe organizatave të shoqërisë civile nga 90+ qytete dhe 40+ vende diskutojnë zgjidhje inovative për të adresuar urrejtjen, polarizimin dhe sfidat lokale të krizave globale.Një shkëmbim frymëzues që nxit bashkëpunimin për komunitete më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.”
Elbasaninews.al Edlira Xherri