Në kuadër të angazhimit për një mjedis më të pastër dhe promovimit të lëvizjes së qëndrueshme urbane, Bashkia Elbasan ka urdhëruar *ndalimin e qarkullimit të automjeteve* në disa segmente të qytetit për datën *21 Shtator 2025*, si pjesë e nismës ndërkombëtare “Dita pa Makina”.

Vendimi bazohet në legjislacionin për vetëqeverisjen vendore, zhvillimin e territorit dhe menaxhimin e hapësirës publike, me qëllim reduktimin e ndotjes dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar.

*Segmentet ku ndalohet qarkullimi:*
– *Bulevardi “Aqif Pasha”* – nga stadiumi “Elbasan Arena” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”, ora *08:00 – 20:00*.
– *Rruga “Rinia”* – nga universiteti “Aleksandër Xhuvani” deri te kryqëzimi me rrugën “Tomorr Sinani”, ora *08:00 – 16:00*.

Policia Bashkiake dhe Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan do të angazhohen për zbatimin e urdhrit dhe garantimin e qarkullimit alternativ dhe rendit publik gjatë ditës.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe do të shpallet në kanalet zyrtare të Bashkisë Elbasan.