Edhe pse qëllimi është i mirë, ky veprim mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin e fëmijës.
Ekspertët paralajmërojnë se mbulimi i karrocës pengon qarkullimin e ajrit dhe krijon një efekt “serre”, duke rritur ndjeshëm temperaturën brenda saj.
Edhe një material i lehtë, si gaza pambuku, mund ta ngrohin karrocën në mënyrë të rrezikshme.
Një test i kryer në Suedi tregoi se, në ditë të nxehta, temperatura brenda një karroce të mbuluar mund të arrijë deri në 34°C pas vetëm gjysmë ore.
Në raste ekstreme, nëse jashtë janë 25°C, temperatura brenda karrocës mund të kalojë edhe 40°C.
Pediatrja Svante Norgren nga Spitali “Astrid Lindgren” në Stokholm thekson se foshnjat nuk mund ta rregullojnë temperaturën e trupit si të rriturit, përmes djersitjes.
Si rezultat, ato janë më të rrezikuara nga mbinxehja, e cila mund të shkaktojë dëmtime serioze në tru, madje edhe goditje fatale nga nxehtësia.
Çfarë duhet të bëjnë prindërit?
1.Mos mbuloni karrocën me pëlhura të zakonshme – përdorni vetëm mbulesa të posaçme që mundësojnë qarkullimin e ajrit.
2.Shmangni daljet në orët më të nxehta të ditës – nga ora 10:00 deri në 16:00.
3.Mos i vendosni kapuç foshnjës– koka është zona kryesore për rregullimin e temperaturës.
4.Përdorni veshje të lehta dhe të ajrosshme – rroba të holla, me ngjyra të çelëta.
5.Hiqni çorapet – këmbët ndihmojnë në ftohjen natyrale të trupit.
6.Sigurohuni që fëmija të hidratohet mirë – ofroni ujë ose qumësht më shpesh gjatë ditës.
Kujdesi në ditët e nxehta është thelbësor për shëndetin e të vegjëlve. Një veprim i thjeshtë, por i pavetëdijshëm, mund të kthehet në një rrezik serioz për jetën e foshnjës./ TAR
Top Channel