Në qarkun e Kukësit është prodhuar më pak mjaltë këtë vit.
Bletërritësit e Kukësit, Hasit dhe Tropojës kanë pothuajse të njëjtin shqetësim. Ata thonë se prodhimi i pakët i mjaltit është rezultat i sëmundjeve tek bletët, por edhe kushteve të motit.
Një tjetër shqetësim për ta janë kostot e larta duke nisur nga ilaçet dhe kurat e ndryshme që u bëhen bletëve.
Në qarkun e Kukësit numërohen rreth 18 mijë familje bletësh ndërsa numri i bletërritësve është më shumë se 600.
Klima, livadhet me bimë medicinale e favorizojnë verilindjen për mbarështimin e bletëve, duke e kthyer në një sektor të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë lokale.
Top Channel