ATSH/ Këtë fundjavë zhvillohet në Borsh, South Outdoor Festival.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se ky festival organizohet me masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit.
Kumbaro theksoi se në këtë festival do të ketë hapësirë riciklimi, workshope edukative për riciklimin, gota dhe servise prej kartoni si dhe punime artistike me koshat e mbetjeve.
Gjithashtu, shtoi Kumbaro, do të ketë edhe 30 vullnetarë që do të sensibilizojnë dhe mbledhin mbetjet gjatë ditëve të festivalit.
“Edhe pak ditë fillon në Borsh, South Outdoor Festival, që organizohet me masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit me hapësirë riciklimi workshope edukative për riciklimin gota dhe servise prej kartoni punime artistike me koshat e mbetjeve dhe 30 vullnetarë që do të sensibilizojnë dhe mbledhin mbetjet gjatë ditëve të festivalit”, u shpreh Kumbaro.