Gjatë 30 minutave të kohës shtesë që u zhvilluan nën reshjet e shiut, futbollistë të Marokut me në krye Hakimin dhe Saibari e madje edhe mbledhësit e topave në fushë tentuan disa herë t’i rrëmbenin peshqirin portierin Mendy për ta shqetësuar psikologjikisht dhe praktikisht/
Por hipotezat për këtë ngjarje janë nga më të ndryshmet; ka nga ata që thonë se donin t’i merrnin peshqirin portierit senegalez që ai të mos i fshinte dorezat e madje arritën deri aty sa të thonin se peshqiri ishte një rit i magjisë së zezë.
Ai që mendoi të cojë dëm sabotazhon ishte portieri i dytë i Senegalit Yehvann Diouf, që u shndërrua në një truprojë të vërtetë. Diouf rikuperoi peshqirin e marrë nga Hakimi dhe i rezistoi fizikisht agresionit të mbledhësit të topave që e ndoqën në fushën e lojës për t’ia rrëmbyer
Top Channel

























