Në garën për Kupën e Shqipërisë në Karate, zhvilluar në Elbasan, ekipi i Karatesë “Sport Klub Elbasani”  fitoi 27 medalje. Elbasani vijon të shkëlqejë në sportin e karatesë, duke arritur një tjetër rezultat mbresëlënës.

Në këtë garë ky ekip arriti të rrëmbente  17 medalje Ari, 5 Argjendi dhe 5 Bronzi. Kryetari i bashkisë Elbasan, Gleduan Llatja  është shprehur se ndjehet krenar për ekipin e Karatesë “Sport Klub Elbasani”.

“Me 27 medalje të fituara: 17 të arta 🥇, 5 të argjendta 🥈 dhe 5 të bronzta 🥉, ata treguan sërish se Elbasani është në majën e karatesë shqiptare”,shkuan kreu i bashkisë Llatja në postimin dedikuar këtij kampionati.

Klubi Shumësportësh Elbasani u përfaqësua me 15 sportistë( 6 femra dhe 9 meshkuj), në të dyja disiplinat Kuta dhe Kumite.

𝐾y eveniment u organizua nga Fedetata Shqiptare e Karatesë, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe Klubi Shumësportësh Elbasani, në pallatin e sportit “Tomorr Sinani ” në Elbasan me pjesmarrjen e 186 sportistëve dhe 18 ekipeve.

Prej vitesh ekipi i Elbasanit në sportin e karatesë është duke korrur rezultate të mira, duke treguar punën dhe seriozitetin që bëhet nga sportistët dhe trajnerët, pa harruar edhe mbështetjen e bashkisë së Elbasanit, e cila sportin dhe rininë e ka një ndër prioritete e saj.

Të gjithë sportistët dhanë maksimunin në garë, dhe më të mirët arritën të fitonin medalie Ari, Argjendi dhe Bronzi. Grupmoshat ishin të ndryshme dhe 18 ekipet pjesmarrëse kishin elementë të cilët bëjnë krenar jo vetëm trajnerët por me pjesmarrjen e tyre në evente nëpër botë bëjnë krenar gjithë Shqipërinë.

Elbasaninews.al Edlira Xherri