Pyetja më e përdorur gjatë periudhës së pandemisë është se “kur do t’i kthehemi normalitetit”, por përgjigja e kësaj pyetje është e vështirë edhe për autoritetet shëndetësore.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë llogaritjet e veta dhe sipa doktoreshëss Soumya Sëaminathan, jeta normale nuk do të kthehet para vitit 2022.
“Vetëm në vitin 2022 do të ketë mjaftueshëm persona të vaksinuar për të zhvilluar imunitet”, tha doktoresha e OBSH-së për CNN.
Sipas saj, vaksina do të jetë e disponueshme para vitit 2022, por efekti i saj nuk do të jetë i menjëhershëm, pasi do të duhet kohë që të prodhohet për vaksinim masiv.