Frika e mbylljes vetëm për një rast me Covid-19 shkaktoi skena paniku në Shangai fundjavën e kaluar, në një dyqan ”Ikea”, sipas imazheve të verifikuara virale.
Kina zbaton një strategji të rreptë shëndetësore përballë Covid-19 duke karantinuar pozitivët, duke zbatuar izolime të detyruara dhe duke kërkuar teste të detyrueshme PCR.
Në pranverë, kryeqyteti ekonomik kinez, Shangai u mbyll për dy muaj, në një kundërpërgjigje ndaj shpërthimit më të keq pandemik në vend.
Të shtunën e kaluaar për një rast të vetëm kontakti në një dyqan ”Ikea”, autoritetet u përpoqën të mbanin të gjithë klientët e gjigantit suedez të mobiljeve, me qëllim karantinimin e tyre.
Videot e shpërndara gjerësisht në median sociale tregojnë familje të bllokuara në dyqan nga dyert e xhamta.
Në imazhe të tjera, klientët mund të shihen duke nxituar jashtë përmes asaj që duket të jetë një dalje emergjente nga dyqani ”Ikea”.
Rojat e sigurisë të mbingarkuar nga turma luftojnë për të mbajtur dyert të mbyllura.
Kjo lloj skene nuk është e pazakontë në Kinë.
Gjithashtu në Shangai, punonjësit dolën në këmbë të premten pas një rasti kontakti në një ndërtesë zyrash.
Masat drakoniane për të luftuar virusin, përfshirë vendosjen sistematike të rasteve pozitive në qendrat e karantinës, kanë provokuar së fundmi acarimin e një pjese të popullsisë në Kinë.
Në fillim të muajit, 80 000 turistë u kufizuan në ishullin tropikal të Hainanit, një destinacion popullor në Kinë në këtë kohë të vitit.
Ndërsa disa prej atëherë kanë mundur të kthehen në vendlindjet e tyre, dhjetëra mijëra pushues mbeten të bllokuar në ishull.
Që nga viti 2020, vendi ka mbajtur kufijtë e tij të mbyllur për turistët e huaj, për shkak të pandemisë./ a.jor.ATSH-AFP


























